Union Berlini tregon fytyrën e liderit, fiton me rezultat komod ndaj Dortmundit

Borussia Dortmundi ka pësuar humbje 1-0 ndaj Union Berlinit në kuadër të javës së dhjetë në Bundesliga.
Pas vetëm tetë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Janik Haberer.
Union Berlini vazhdoi me lojë të mirë, derisa e shënuan edhe golin e dytë, e që realizator sërish ishte Haberer (21’).
Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat ishin më të kujdesshme, duke ditur se do të kërkonin të shënonin gola nga kundërsulmet.
Por, lideri aktual në Bundesliga ia doli të mbahej mirë, për t’i fituar tri pikë të reja dhe për të vazhduar këtë rrugëtim të tyre magjepsë deri më tani këtë sezon.
Pas javës së dhjetë, Union Berlini vazhdon të jetë në vendin e parë dhe ka 23 pikë, ndërsa Dortmundi është në të tetin me 16 sosh. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Nga
Telegrafi
16/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































