UNICEF dhe UBT kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të themelimit të Qendrës Ndërkombëtare të Inovacionit Social (International Social Innovation Center), e cila si synim kryesor do të ketë ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e ideve inovative nga të rinjtë, me qëllim të zgjidhjes së problemeve të komunitetit.


DSC 2034

ISIC ka për qëllim që të krijojë vlera të përbashkëta, duke bashkuar njohuritë dhe kapacitetet në krijimin e një procesi për zgjidhjen e problemeve sociale duke e rritur shkallën e inovacionit mes akademisë , industrisë, organizatave shoqërore civile, sektorit të biznesit, dhe komunitetit.

ISIC Design 4

Krahas kësaj, kjo qendër do të ofrojë hapësirë dhe qasje të avancuar në zhvillimin e njohurive të të rinjve dhe përdorimin e tyre për jetë dhe punë, pastaj do të ndihmojë e ndikojë në zhvillimin e mendimit kreativ, inovacionit social dhe ndërmarrësinë për studentët dhe të diplomuarit e UBT-së dhe ata të institucioneve tjera akademike në Kosovë dhe Ballkan.