LAJMI I FUNDIT:

UNFPA përkrahë klinikën gjinekologjike me ventilatorë dhe pajisje për mbrojtje personale kundër COVID-19

UNFPA përkrahë klinikën gjinekologjike me ventilatorë dhe pajisje për mbrojtje personale kundër COVID-19

Zyra e UNFPA-së në Kosovë ka dorëzuar 3 ventilatorë dhe mbi 30,000 njësi të Pajisjeve për Mbrojtje Personale – PMP në klinikën gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet ndër të tjera se “këto pajisje dhe PMP do të mbrojnë ofruesit e shërbimeve të maternitetit përfshirë mjekët, mamitë dhe të gjithë punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor që ofrojnë kujdes për nënat dhe të porsalindurit”.

Drejtori i klinikës, Jakup Ismajli shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të UNFPA në këtë kohë nevoje.


Ismaili tha se deri më sot numri i nënave me COVID-19 që kanë lindur foshnjat e tyre në këtë klinikë ka arritur në 45 dhe këto pajisje dhe PMP janë thelbësore që personeli mjekësor të jetë në gjendje të mbrojë veten dhe të vazhdojë punën e tyre.

Nga ana tjetër, Zarife Miftari, Analiste për Shëndet Riprodhues dhe Rini në UNFPA, tha që të gjitha gratë shtatzëna dhe të porsalindurit e tyre, duke përfshirë ato me infeksione të konfirmuara ose të dyshuara nga COVID-19, kanë të drejtë për kujdes cilësor para, gjatë dhe pas lindjes dhe objektivi ynë është të ndihmojmë institucionet e kujdesit shëndetësor të ofrojnë këto shërbime në mënyrën më të mirë të mundshme.

UNFPA është agjencia e shëndetit seksual dhe riprodhues e Kombeve të Bashkuara e përkushtuar për të krijuar një botë ku çdo shtatzëni dëshirohet, çdo lindje është e sigurt dhe potenciali i çdo të riu plotësohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori