"Unë jam pjesë e historisë së Juventusit" - Antonio Conte mezi pret të përballet me ish klubin e tij

Të shtunën, Juventusi pret Napolin dhe trajnerin e tyre të ri Antonio Conte, i cili bëri emër si lojtar dhe trajner në Torino. Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes, Conte kujtoi se çfarë do të thoshte kjo lojë për të. “Historia ime është rreth 13 vjet të kaluara në Juventus si lojtar, ku unë isha kapiten dhe ku fituam gjithçka”.

“Është e pashmangshme që si lojtar është më e lehtë të zgjedhësh rrugën tënde, pastaj si trajner e ke shumë të vështirë të vendosësh rrugën tënde”. “Gjithmonë i kam nderuar vendet ku kam trajnuar. Sot kam kënaqësinë e pamasë të stërvit një klub si Napoli, për mua, i lindur në jug, është krenari dhe kënaqësi”.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































