Sot, pas pothuajse pesëdhjetë vjetësh, unë kam në pronësinë time: një makinë të përdorur, të cilën e kam goditur tre herë, një kredi shtëpie, licencën e Auditit ligjor, licencën e kontablit të miratuar si dhe të drejtën e autorit për të vetmin program auditimi në gjuhën shqipe.
Në këto pesëdhjetë vjet desha dhe më deshën, lashë dhe më lanë, më kanë zhgënjyer dhe kam zhgënjyer, më kanë përgojuar dhe kam përgojuar, më kanë tradhtuar, por unë kurrë nuk kam tradhtuar. Kjo mund të jetë pika ime e dobët; ndoshta mund të quhet edhe si pika ime e fortë, varet nga këndvështrimi. Nuk kam tradhtuar kurrë, nuk e di a do të vazhdoj kështu, por duke e njohur mirë veten time, mendoj se nuk do të tradhtoj asnjëherë.
Sot nuk do të flas për dashuritë, ndarjet apo bashkimet, për to duhet të flasin të rinjtë, unë sot do të flas për atë se çfarë është një grua pesëdhjetëvjeçare që kurrë nuk bëri kompromise. Në këto pesëdhjetë vite, kam kuptuar se lufta për të jetuar jo gjithmonë të jep atë që meriton, por lufta të bën të kuptosh se liria është gjëja më e shenjtë dhe atë e meritojmë të gjithë.
Mund të kem bërë vepra të mira, por dhe të këqija mund të kem bërë plotë, këtë e dinë ata që janë prekur prej tyre. Dhe, gjatë gjithë jetës sime kam bërë vetëm një kryevepër: djalin tim 10-vjeçar. Me të jam një nënë e rreptë, ndoshta, ngaqë jam duke e rritur vetëm më bën të jem më e rreptë nga sa unë do të doja, por dua që ai të kuptojë se kur pikërisht mamaja e tij, e cila e do më shumë se jetën e saj, është e rreptë me të, asnjë në këtë botë nuk do të jetë i butë, e kështu ai do ta shikojë jetën jo si një oazë të ngrohtë, por si një sfidë mendimi, pune dhe përkushtimi. Ndoshta jam gabim!
Në këto pesëdhjetë vjet, nuk kam asnjë pendim, as nuk e them ndonjëherë, qoftë edhe me mendje, shprehjen “sikur të kthehesha pas…”, sepse nuk e mendoj asnjëherë kthimin pas.
Këto pesëdhjetë vjet më kanë mësuar shumë. Tani nuk mërzitem me askënd, thjesht i lë anash ose mbrapa ata që nuk vlejnë, sepse të mërzitesh me njerëzit në këtë moshë do të thotë se nuk paske mësuar asgjë nga jeta. Tani askush nuk mund të marr më vendime për mua; tani askush nuk mund të më imponohet. Kam kuptuar se pavarësia financiare nuk do të thotë dhe pavarësi mendimi; do të thotë se thjesht ke ca para, por mund të mos kesh fare mendim.
Gjatë këtyre viteve kam mësuar se rrudhat nuk tregojnë se jam e shëmtuar, thjesht tregojnë se jam njeri prej mishi e gjaku, që lind, rritet dhe plaket.
Unë jam ndryshe nga moshataret e mia, nga ato që i kanë fëmijët nëpër universitete. Unë akoma e kam djalin në shkollën fillore, por nuk ndihem keq. Nuk ndihem keq as kur djalit tim i thonë, “dëgjoje nënën”, as kur njerëzit mendojnë se unë nuk kam moshë për të qenë mama, por për gjyshe. Nuk mërzitem, aspak, madje e shijoj dhe ndihem me fat që Zoti më deshi kaq shumë.
Sot, në pragun e pesëdhjetë, në kohën e “tmerreve” hormonale, nuk e shmang pasqyrën nga frika e ndryshimeve në fizionomi, sa herë ndodhem përpara saj nuk shikoj një grua pesëdhjetë vjeçe të trembur nga pleqëria, por shikoj një grua e cila e ka lënë pas frikën dhe jeton e lumtur pavarësinë e saj.
Pas kaq vitesh kam masën time për gjërat, nuk përdor etalonët e zakonshëm, kam krijuar të mitë; nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua;nuk më pëlqen t’i pyes njerëzit për jetën e tyre, nuk dua t’i detyroj të më gënjejnë, më pëlqen t’ua shmang këtë mëkat.
Në këtë moshë unë e kam mundur frikën, nuk i kam frikë burrat, nuk e kam frikë jetën, nuk kam frikë nga konkurrenca, nuk e kam frikë punën, nuk kam frikë nga e nesërmja.
Unë jam një grua pothuajse pesëdhjetë vjeç dhe kjo më sipër është CV-ja ime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës