‘Inspired by KM’ është një shoqatë që synon të ndihmojë 98 fëmijë të përmbushin projektet e tyre të jetës. Ky është një projekt i udhëhequr nga Kylian Mbappe që sillet rreth katër vlerave themelore: mësoni, kuptoni, ndani dhe transmetoni. ‘IBKM’, e cila do të prezantohet më 20 janar, mbledh 49 djem dhe 49 vajza, nga mosha 9 deri në 16 vjeç, nga të gjitha nivelet shoqërore.
Fayza Lamari, nëna e Mbappes, ka treguar se si filloi ‘Inspired by KM’, shoqatë në të cilën do të shkojnë një pjesë e mirë e të ardhurave të lojtarit të PSG-së.
“I thashë: “Unë nuk bëj asgjë nën 30%! Do të tërhiqem dhe do të bëj atë që bëjnë të gjithë të tjerët: Do të shkoj me pushime në Maldive, por nuk do të punoj për ty!”, ka thënë Fayza.
Nëna e Mbappes tregon më shumë detaje rreth negociatave të veçanta që ka pasur me djalin e saj.
“Fillimisht i thashë se do të ishte 50%, por ne folëm dhe ishte 30!”, shtoi ajo me shaka.
E gjitha është për një kauzë të mirë. Në ‘IBKM’ ofrohen aktivitete të shumëllojshme dhe të larmishme për fëmijët: kurse gjuhësore, ekskursione kulturore dhe sportive, master klasa, qëndrime… Dhe të gjitha, natyrisht, mbikëqyren nga profesionistë.
Një djalë normal
Një tjetër fragment nga reportazhi me ‘Envoye Special’ që doli në dritë pak ditë më parë tregon një Mbappe më të afërt , një djalë të ri që ka arritur famë dhe ndonjëherë thjesht dëshiron të jetë një djalë normal. Kylian pranoi se kishte vite që ai nuk kishte shkuar në furrë për të blerë bukë.
“Do të paguaja shumë tani që të mund të bëja këto lloj gjërash që nuk duken si asgjë për shumicën e njerëzve”, tha lojtari i PSG-së dhe vazhdoi: “Kam humbur spontanitetin e një qenie njerëzore”.
E ardhmja
Përtej zakoneve të Kylian, ajo për të cilën të gjithë flasin është e ardhmja e tij. Kontrata e tij përfundon më 30 qershor me PSG dhe ai do të duhet të vendosë nëse do të rinovojë apo do të largohet në një klub tjetër.
“Nuk e kam marrë ende vendimin tim. Nuk kam zgjedhur. Me marrëveshjen që kam bërë me presidentin këtë verë, cilido qoftë vendimi im, ne arritëm të mbrojmë të gjitha palët, të ruajmë qetësinë e klubit për sfidat që vijnë, që është ajo që është e rëndësishme. Pjesa tjetër është dytësore”, deklaroi Kylian pak ditë më parë.
Në lidhje me këtë, Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, shpjegoi dëshirën e tij për të pasur Mbappen edhe më tutje në ekip.
“Është normale të pyesësh për të. Për mua ai është më i miri në botë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Ai ka një marrëveshje me mua, siç ka thënë. Nuk ka negociata, por mendoj se ai është ende i ri, dëshiron të fitojë shumë trofe dhe shpresoj me ne”, tha Al-Khelaifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës