LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut

Ulet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i nxënësve në shkollat fillore për 1.6 për qind dhe 2.8 për qind te shkollat e mesme, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

“Në fillim të vitit shkollor 2023/2024, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 182 124, që paraqet zvogëlim të numrit për 1.6 % krahasuar me vitin paraprak”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar që te shkollat e mesme kemi 67 278 nxënës, apo 2.8 përqind më pak se vitin e kaluar.

Në arsimin e mesëm në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar 7 051 mësimdhënës, ndërsa në arsimin fillor 18 831 mësimdhënës, prej të cilëve me fond të plotë janë 16 214, duke i përfshirë edhe 3 052 me fond të plotë me kontrata.


Enti raportoi që 182 124 nxënës si gjuhë të parë të huaj e kanë gjuhën angleze në arsimin fillor, ndërsa gjuha e dytë e huaj te 24 025 nxënës është gjuha frënge, ndërsa 53 530 si gjuhë të dytë të huaj e kanë gjermanishten. Gjuha gjermane gjithashtu është gjuha e dytë më e madhe te gjuhët e huaja në shkollat e mesme.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit

Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit

Drejtësi
“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon

“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon

Lajme
Atentati ndaj Ibrahim Rugovës, cili detaj në veturë e shpëtoi Presidentin

Atentati ndaj Ibrahim Rugovës, cili detaj në veturë e shpëtoi Presidentin

Lajme
Shkoi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci tregon se çfarë i ndodhi në stacionin policor të Loznicës

Shkoi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci tregon se çfarë i ndodhi në stacionin policor të Loznicës

Lajme
“Familja e pagoi si avokat, ai doli pjesëtar i UDB-së”, Krasniqi tregon emrin e shqiptarit që tentoi ta vë në kurth

“Familja e pagoi si avokat, ai doli pjesëtar i UDB-së”, Krasniqi tregon emrin e shqiptarit që tentoi ta vë në kurth

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Kalo në kategori