Ulet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,24% në raport me vendimin e datës 11.12.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,573%, te nafta 2,404 $/ton, te vaji ekstra i lehtë 2,219 % dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 0,971 %.
Nga data 19.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,348 den/kg.
- Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 - 76,50 (denarë/litër)
- Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 - 78,50 (denarë/litër)
- Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) - 73,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 72,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU - 40,920 (denarë/kilogram)




















































