LAJMI I FUNDIT:

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,93 % në raport me vendimin e datës 07.09.2020.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 60,50 den/l.

Çmimi i shtijes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), do të ulet për 1,50 den/l dhe EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të jetë 49,00 den/l.


Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,407 den/kg dhe do të jetë 24,549 den/kg.

Nga data 19.09.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95, 58.50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98, 60.50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V), 49.00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1), 49.00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 24,549 (denarë/kilogram).