Qytetarja ukrainase, Marija Vihivska ishte viktimë e një sulmi gjersa po gjykohet për dhunë dhe prishje të rendit e qetësisë publike, tha avokati i saj, Çedomir Stojkoviq, pas seancës së parë në Gjykatën Penale, e cila do të vazhdojnë më 6 shkurt në Beograd.
Stojkoviq dhe Vihivska pohojnë se, gjatë marrjes në pyetje nga policia, asaj nuk iu ofrua një përkthyes gjersa u detyrua të nënshkruante pranimin e fajësisë pa e ditur se çfarë po nënshkruante, dhe se policia e kreu punën e saj në një mënyrë jashtëzakonisht joprofesionale.
Vihivska pretendon se ajo dhe i dashuri në fakt janë sulmuar fizikisht nga fqinjët në pragun e shtëpisë së tyre dhe ata kanë hyrë në banesën e tyre në përpjekje për t’i vjedhur telefonin me të cilin ajo i regjistronte dhe ata supozojnë se arsyeja e sulmit ishte në fakt që ajo është nga Ukraina, raporton N1.
“Ajo që dimë dhe u tha në sallën e gjyqit është se menjëherë para këtij sulmi, shkronjat e agresionit rus kundër Ukrainës, pra shkronja Z, ishin shkruar në derën e ndërtesës së saj”, tha avokati.
Stojkoviq tha gjithashtu se është e vërtetë që shkronja Z është, për fat të keq, një pamje e zakonshme në fasadat në Beograd, por ai theksoi se në këtë rast ato simbole janë vizatuar pasi Marija u vendos në ndërtesë.
Ndryshe, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë konflikt me fqinjët, nuk ka pasur asnjë bisedë të gjatë me fqinjët, nuk ka bërë asgjë të keqe për të konstatuar se sulmi ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri