Ukraina prezanton fanellat speciale, përfshihet Kosova e Shqipëria

Presidenti i Asociacionit të Futbollit të Ukrainës (UAF), Andriy Pavelko, ka prezantuar fanellat e reja në partneritet me kompaninë “Joma”, për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë përfaqësuesja e këtij vendi.
Fanella është e njëjtë sikurse ajo që është përdorur në Kampionatin Evropian Euro 2020, por tani me disa ndryshime të veçanta.
Në fanellat e reja speciale, Ukraina ka vërë flamujt e të gjitha shtetet të cilat kanë treguar përkrahje përgjatë luftës aktuale me agresorin rus, duke vendosur flamurët e të gjithave përreth një vije e cila simbolizon kufirin ukrainas.
Në këto fanella speciale, ndër flamurët e përfshirë janë edhe ai i Kosovës dhe Shqipërisë.
Mesazhi “Të bashkuar për Ukrainën”, po ashtu është shkruar në fanella. /KP/
— zoranceran (@zoranceran2) May 10, 2022



















































