LAJMI I FUNDIT:

Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë nga shitja e energjisë elektrike në BE

Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë nga shitja e energjisë elektrike në BE

Volodymyr Kudrytskyi, kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo, ka njoftuar se Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në BE.

Ai madje theksoi se këta numra pritet të rriten ndjeshëm në muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Ukraina filloi me eksportimin e energjisë elektrike në BE përmes Rumanisë gjatë 1 korrikut. E kjo lëvizje erdhi në kohën kur BE-ja po tenton të largohet nga nafta dhe gazi rus, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë.


“Sot, të ardhurat nga eksportet që kishim me një kapacitet 100 MW, në muajin e parë na sollën më shumë se 700 milionë hryvnia, si operator i sistemit energjetik, për qasje në rrjetet e energjisë ndërshtetërore”, shtoi Kudrytskyi.

“Është e qatë se me rritje të volumit të eksportit të lejuar, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm”, tha për fund kreu i operatorit të rrjetit elektrik Ukrenergo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Amerika
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Ukrainasit zhvillojnë teknologjinë e lirë për të luftuar dronët rusë

Ukrainasit zhvillojnë teknologjinë e lirë për të luftuar dronët rusë

Evropa
Vriten tre izraelitë pranë kufirit me Jordaninë

Vriten tre izraelitë pranë kufirit me Jordaninë

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Zelensky thotë se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar

Zelensky thotë se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar

Evropa
Kalo në kategori