Ujkani afër Avellinos

Samir Ujkani shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.
Pas ndarjen me Pisan, ku ishte i huazuar nga Genoa, kapiteni i Kosovës kërkohet nga një tjetër skuadër e Serie B.
“Avellino po kërkon të përforcojë sulmin dhe portën. Falleti është opsion i sulmit, kurse zgjidhje për portën është Samir Ujkani”, shkruan “tuttomercatoweb.com”, raporton Gazeta Olle.
Ujkani shkëlqeu me Pisan, por kjo e fundit u largua nga Serie B.
Përkundër lëndimit të pësuar javë më parë, ai pritet të jetë gati për ndeshjen e Kosovës me Turqinë.

Nga
Telegrafi
29/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































