I gjithë Shkupi furnizohet me ujin që vjen nga fshati Rashçe.
Por se si mbrohen rezervuarët e ujësjellësit. Rezervuari i cili gjendet në mes fshatit Kondovë dhe Sfillare. Qëndron i hapur, i pa mbuluar, ndërsa është mbushur përplot me mbeturina.
Basri Hajrullai që punon në NP Ujësjellësi për “Tv21″ thotë kjo ndikon në cilësinë e ujit dhe përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Ai shpreh shqetësimin për mirëmbajtjen e këtyre stacioneve të ujit dhe rrezikun që u kanoset qytetarëve.
“Pusetat kryesore që nuk guxojnë të jenë në atë mënyrë të hapura, ngaqë nuk ka kontroll ato janë të hapura dhe qytetarët pa vetëdije hedhin mbeturinat që nuk e din se çfarë janë ato”.
Kurse ujësjellësi ata t’i siguroje me sigurim fizik sikur ka qenë nga themelimi i ujësjellësit.
Më herët ka pasur sigurim fizik në nivel të lartë ku kanë qenë edhe me armë 24/7 për gjatë të gjithë trasesë”.theksoi Besir Hajrullai, punëtorë në Ujësjellës.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se puna e këtyre rezervuarëve nuk është vënë në dyshim dhe apelojnë deri tek qytetarët që të kenë kujdes me hedhjen e mbeturinave.
“Qyteti i Shkupit në Kondovë ka stacion pompe, ndërsa në Kopanicë ka rezervuar të ujit. Ata funksionojnë në mënyrë normale dhe puna e tyre nuk është vënë fare në pikëpyetje. Pikërisht në lokacionin ku gjendet rezervuari në Kopanicë, para rreth një muaji është ndërmarrë aksion për pastrim dhe rregullim të hapësirës. Nëse paraqitet nevoja që të ketë aksione të ngjashme, do të përsëriten. Qyteti i Shkupit dhe NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” apelojnë deri te të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm për higjienën dhe të mos hedhin mbeturina në hapësira të hapura për shkak se të gjithë së bashku duhet të kujdesemi për ambientin jetësor”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit para disa javëve pas vizitës në burimin e ujit në fshatin Rashçe tha që uji i Shkupit është një ndër më të mirët në renditjen evropiane.
“Uji i Shkupit, është njëri ndër më të mirët, në renditjen evropiane, ai renditet i treti. Kurioziteti që ndoshta qytetarët nuk e dinë është se uji që ne e pimë është i vjetër 30 vite. Sistemit të gypave nuk mund t’i caktoni, vlerësoni moshën sepse të njëjtët në mënyrë permanente ndryshohen dhe bëhet ndërrimi i gypave. Vjetërsia mesatare e gypave është diku 10 vjeçare”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Ndërkaq, analizat e Institutit për shëndet publik tregojnë se mbi 35% e fshatrave në gjithë territorin e vendit nuk kanë ujë të sigurt për pije. Në nivel global, 80% e njerëzve të cilët jetojnë në vendet rurale, shfrytëzojnë ujë të pasigurt./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri