Site icon Telegrafi

Uji i ndotur po than të mbjellat dhe sëmur bagëtitë, banorët e fshatrave të Fierit ngrihen në protestë

Banorë të fshatrave Darzezë dhe Povelçë në bashkinë e Fierit kanë protestuar në lidhje me problemet që u sjellin ujërat e ndotur të kolektorit kryesor që kalon në këto fshatra dhe që përdoret si për vaditjen e tokave bujqësore ashtu edhe për të pirë bagëtitë.

Duke qenë se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër nga autoritetet lokale shtetërore, banorët kanë kërkuar ndihmën e mediave për këtë problematikë.

Ky kolektor me ujë të ndotur pas pak metrash derdhet në det dhe tani që po fillon sezoni krijon probleme edhe me vizitorët të cilët i shmangen bregdetit të Darzezës për shkak të kësaj ndotjeje.

Me rritjen e temperaturave kjo problematikë pritet të bëhet akoma më serioze, pasi përveç ndotjes së ujërave fillojnë të ndihen edhe aromat e rënda.

Exit mobile version