Uji i lumit Ibër ka depërtuar pas në mesnate në vendpunishten ku është duke u ndërtuar ura e re për këmbësorë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, duke shkaktuar vështirësi për ekipet e punimeve.

Punëkryesi i projektit, Jahir Nimani, ka deklaruar se kjo situatë është ndërhyrje e qëllimshme njerëzore, transmeton Telegrafi.


Ai përmes një video të publikuar në Facebook, ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet e sigurisë për të zbardhur rastin.

"Ky është krim shumë i madh, ku gjithë punishten e ka marrë uji. Ky është një qëllim i caktuar që e ka bërë dora e njeriut", thotë ai./Telegrafi/