Pak kilometra prej Prizrenit, të fshehura mes maleve të Sharrit dhe fshatit, gjenden ujëvarat e Korishës, një vend i veçantë natyror që ofron freski, por edhe qetësi nga zhurma e jetesës urbane.
Rrjedhja e ujit të pastër mund të vërehet tek ujëvara më e madhe, që është e rrethuar me pemë të larta e vegjetacion, por ku megjithatë depërtojnë rrezet e diellit. Madje kjo pamje tërheqëse, bashkë me freskinë që ofrojnë bjeshkët në afërsi, mbetet si kujtim i paharruar për vizitorët.
Kjo oazë natyrore, numrin më të madh të vizitorëve e ka gjatë ditëve të fundjavës, sidomos në periudhat e nxehta të vitit. Ata shijojnë gurgullimën e ujit, ajrin e pastër, por edhe bisedat me familjarët e miqtë e tyre gjatë piknikut.
Altin Gashi nga Prizreni ka shprehur qëndrimin se bëhet fjalë për një vend piknik që ia vlen të vizitohet.
“Kur kam dëgjuar për herë të parë që Korisha ka ujëvara s’kam besuar. Por kur kam ardhur për herë të parë e kam vërejtur se është një vend shumë i bukur, dhe që është një vend që ia vlen të vizitohet. Prandaj të gjithë atyre që nuk dinë çfarë të bëjnë në ditët e lira ju kisha rekomanduar vizitën në ujëvarat e Korishës, sepse kemi të bëjmë me një bukuri natyrore që ia vlen të shihet e shijohet”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai thekson se këtë pikë turistike e ka vizituar kryesisht me familjen e tij.
“Në të gjitha rastet kam ardhur me familjen, pasi e duam natyrën. Një ditë patëm ardhur në Korishë, dhe pas asaj vizite e kemi shpeshtuar këtë praktikë. Dhe çdo herë kemi parë vizitorë prej qyteteve të ndryshme të Kosovës, por edhe turistë të huaj”, është shprehur Gashi.
Ndërkaq guida turistike nga Prizreni, Flaka Bamja Bytyqi ka theksuar se ujëvarat e Korishës kryesisht vizitohen nga turistët vendorë, por se në të ardhmen mund të vendoset në ofertat turistike, marrë parasysh edhe afërsinë e Kabashit, që krahas vlerave natyrore njihet edhe për vlerat e trashëgimisë kulturore.
“Është një bukuri e rrallë që ndodhet në rajonin e Prizrenit. Faktikisht janë tri ujëvara në një, dhe është një mundësi që si atraksion të vendoset në ofertat turistike në të ardhmen. Infrastruktura është e mirë, ka qasje. Banorët lokalë vijnë dhe bëjnë piknik, relaksohen. Është një ujë i burimit që vjen nga malet. Pos Mirushës, edhe kjo ujëvara ka bukuri në vete. Prej këtu shkohet në Kabash. Komuna është duke investuar, dhe mund të jetë pjesë e atraksionit turistik”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj ka theksuar se “në saje të investimeve të fundit në ujëvarën e Kabash Korishit është bërë e mundshme që të gjithë vizitorët të kenë hapësira të përshtatshme për piknik”.
Sipas tij, në kuadër të këtij projekti të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik janë vendosur 12 pergolla (tavolina e ulëse për pushuesit), është bërë pastrimi i terrenit, është vendosur këndi i lojërave, sikurse që janë vendosur edhe 6 grilla dhe 2 të tilla për personat me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, janë krijuar parkingje për biçikleta, derisa është rregulluar edhe shtrati i lumit dhe ura.
“Ky investim ka bërë të mundur që gjatë vikendeve mos të ketë vende të lira në këtë zonë”, ka thënë Tarashaj për Telegrafin.
Drejtoria e Turizmit, në këtë zonë, rishtazi ka nisur edhe projektin për hapjen e rrugëve drejt Kabashit me qëllim të lehtësimit të qasjes së vizitorëve te Kisha e Shën Pjetrit.
Tarashaj ka theksuar se edhe ky projekt realizohet bazuar në kërkesën e komunitetit por edhe të vizitorëve të kësaj ane.
“Me këto investime Kabash Korisha po shndërrohet në destinacion turistik si për nga vlerat natyrore ashtu edhe për nga ato të trashëgimisë kulturore”, ka deklaruar Tarashaj.
Sipas publikimeve të ndryshme, ujëvarat e Korishës janë krijuar gjatë viteve të 60’ta, për të parandaluar përmbytjet, dhe gradualisht me kalimin e viteve ka nisur që të tërheq vizitorë dhe investime, pasi në afërsi vepron edhe një lokal i gastronomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri