LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 7° cloudy

Ujësjellësi në Mitrovicë nis instalimin e detyrueshëm të ujëmatësve

Ujësjellësi në Mitrovicë nis instalimin e detyrueshëm të ujëmatësve

Ujësjellësi në Mitrovicë, KRU “Mitrovica”, sot ka nisur procesin e instalimit e detyrueshëm të ujëmatësve.

Ujëmatësit i’u janë vendosur konsumatorëve që nuk i posedojnë ata dhe që perkundër informimit paraprak nuk i kanë instaluar, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se të njëjtit konsumatorë do të ngarkohen me shpenzimet për instalimin e ujëmatësit, e cila do të reflektohet në faturën e radhës.


“Nëse ende nuk e keni të instaluar ujëmatësin në pronën tuaj, ju ftojmë të merrni masa për vendosjen e tij sa më parë. Në të kundërtën, nëse ujësjellësi është i detyruar ta kryejë këtë proces, do të aplikohet një tarifë prej 240€ për vendosjen e ujëmatësit dhe pusetës, bazuar në Vendimin e ARRU-së nr. 627, datë 30.12.2021, pika 3.2 për tarifat e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka inkurajuar konsumatorët që për të shmangur tarifat shtesë dhe për të siguruar një faturim të drejtë të konsumit të ujit, t’i instalojnë ujëmatësit.

“Në foto shihen ekipet e ujësjellësit duke instaluar ujëmatësit e konsumatorëve dhe ky aktivietet do të vazhdoj derisa të gjithë konsumatorët të pajisen me ujëmatës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/