‘UFO’ e përflakur me ngjyrë të kuqe, qëndroi në qiell për disa sekonda (Video)

28:"© YouTube/Best UFO Sighting
Mbi qiellin e Parisit, është parë një aktivitet i pazakonshëm.
Një çift që po dilnin nga makina, e kanë vërejtur këtë gjë të përflakur që merrte ngjyrë të kuqe dhe ia kanë dalë ta filmojnë, transmeton Telegrafi.
Në videon e xhiruar shihet objekti i paidentifikuar, që lëshon dritë të fortë para se të zhduket pas disa sekondash në hapësirën e errët të natës.
Kjo ngjarje e filmuar në kryeqytetin e Francës, është quajtur si ‘Pamja më e mirë e UFO-së ndonjëherë’.
Por, ende nuk është dhënë asnjë koment nga eskspertët se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































