LAJMI I FUNDIT:

UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet

UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet

UEFA ka shpjeguar vendimin e diskutueshëm që çoi deri tek krijimi i peticionit që një ndeshje e Euro 2024 të riluhet.

Përballja mes dy peshave të rënda, Gjermanisë dhe Spanjës përfundoi me shumë polemika teksa ekipi i Luis De La Fuentes avancoi në raundin tjetër.

Dani Olmo hapi serinë e golave pas pushimit mes pjesëve para se Florian Wirtz të shënonte në minutat e fundit për ta çuar ndeshjen në vazhdime.


Mikel Merino ishte ‘heroi’ i i Spanjës me golin që shënoi në minutën e 120-të për t’ia siguruar kalimin ‘Furisë së Kuqe’ në gjysmëfinale të Euro 2024.

Por para se Merino të shënonte golin, gjermanët menduan se duhej të kishin marrë një penallti kur gjuajtja e Jamal Musialas goditi dorën e Marc Cucurellas duke bërë që të ‘shpërthejnë’ polemikat.

Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime
Lexo po ashtu Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime

Vendimi i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Anthony Taylor u mbështet nga Stuart Atwell, i cili kishte rolin e gjyqtarit kryesor në VAR.

Organi drejtues i futbollit evropian, ka shpjeguar tani vendimin se pse nuk u akordua penallti andaj sipas Roberto Rosettit, shefit të gjyqtarëve të UEFA-s, ka një shpjegim për këtë.

“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Rosetti.

Spanja kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Francës, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e madhe me fituesin e ndeshjes tjetër Angli-Holandë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori