LAJMI I FUNDIT:

UEFA shkruan për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të FFK-së

UEFA shkruan për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të FFK-së

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA i ka kushtuar vëmendje rizgjedhjes së Agim Ademit kryetar të FFK-së për mandatin e tij të dytë.

Agim Ademi mori besimin e 42 delegatëve nga 43 të mbledhur në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së duke u rizgjedh kryetar i FFK-së edhe më një mandat të ri katërvjeçar.

Zgjedhja e Ademit në krye të FFK-së është pasqyruar me një artikull të veçantë edhe shtëpia evropiane e futbollit, UEFA.


Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së pa asnjë votë kundër, gjithçka çfarë ndodhi në Kuvendin Zgjedhor
Lexo po ashtu Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së pa asnjë votë kundër, gjithçka çfarë ndodhi në Kuvendin Zgjedhor

“Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). 60-vjeçari, i cili mori drejtimin e futbollit në Kosovë në vitin 2018 pas ndarjes nga jeta të paraardhësit të tij Fadil Vokrri, tani do të shërbejë një mandat të ri katërvjeçar si president”, ka shkruar fillimisht faqja zyrtare e UEFA-s.

Tutje, faqja e UEFA-s ka shkruar edhe disa citate të Ademit pas rizgjedhjes së tij kryetar i FFK-së dhe vizionin e tij për masivizimin e futbollit, duke rritur numrin e futbollistëve aktivë në Kosovë deri në gjithsej 20 mijë.

Përveç tyre, UEFA pasqyroi edhe vizionin e tij për rëndësinë e rritjes së futbollit të femrave, si dhe zhvillimin e sektorit bazë dhe përmirësimin e infrastrukturës së futbollit brenda vendit.

Një tjetër pikë kyçe kryesore do të jetë zgjerimi i stadiumit të ekipit kombëtar të Kosovës nga 13 mijë në 22 mijë vende, krahas objektivit për të nxitur dhe përmirësuar pozicionin e ekipit kombëtar nën trajnerin e sapoemëruar të përfaqësueses, legjendën franceze të futbollit Alain Giresse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori