LAJMI I FUNDIT:

UEFA i jep Zvicrës fitore 3-0 ndaj Ukrainës në tavolinë, helvetikët mbesin në Ligën A

UEFA i jep Zvicrës fitore 3-0 ndaj Ukrainës në tavolinë, helvetikët mbesin në Ligën A

Përfaqësuesja e Zvicrës ka marrë një fitore në tavolinë 3-0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e paraparë me 17 nëntor, por që nuk u zhvillua.

Helvetikët i kanë shpëtuar rënies në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi UEFA i dha fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, e cila nuk u luajt sipas programit më 17 nëntor në qytetin e Lozanës.

Kjo pasi dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj coronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel e nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.


Duke qenë se nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë përfaqësueses helvete, që ngjitet kështu në kuotën e 6 pikëve në grup dhe shmang rënien një Ligë më poshtë.

Ajo që e pëson është Ukraina, që jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë për bllokimin e ndeshjes jo për faj të saj, por edhe do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori