LAJMI I FUNDIT:

UEFA është duke vlerësuar mundësinë e pezullimit të rregullave të FFP për shkak të coronavirusit – klubeve do tu lejohet më shumë borxhe

UEFA është duke vlerësuar mundësinë e pezullimit të rregullave të FFP për shkak të coronavirusit – klubeve do tu lejohet më shumë borxhe

E ardhmja e futbollit evropian është në diskutim dhe UEFA do të ketë disa vendime të rëndësishme për të marrë masa përsa i përket rregulloreve të Financial Fair Play.

UEFA prezantoi FFP për të parandaluar shpenzimet e klubeve përtej mjeteve të tyre, duke shmangur borxhin, që tashmë ishin një mori klubesh që ishin futur në borxhe.

Ndërsa bota aktualisht po merret me një emergjencë që nuk ka të bëjë me futbollin (Coronavirusin), kufiri i përgjithshëm i humbjeve prej 30 milionëi vendosur nga FFP, mund të duhet të ndryshojë kur të rinis futbolli.


Futbolli është pezulluar aktualisht në të gjithë Evropën dhe shumë klube mund të përballen me një krizë ekonomike për shkak të pushimit të gjatë. Sipas raportimeve të shumta, bisedimet për shmangiet e FFP tashmë kanë filluar në Nyon.

La Gazzetta dello Sport shkruan se janë ngritur dy komisione në Zvicër për të minimizuar deficitin që po përballet futbolli evropian.

Përhapja e Coronavirus tashmë ka detyruar Euro 2020 të shtyhet për vitin e ardhshëm dhe shumë klube mund të shkojnë drejt “ujërave të turbullta” pasi financat e tyre kanë njderë efektete para që tani.

Përhapja e COVID-19 dhe shtyrja e kampionateve evropiane mund të shkatërrojë një mori klubesh, përveç nëse UEFA do të jetë e butë dhe të anashkalojë periudhën aktuale.

Disa klube të përfshira në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës mund të preken nga FFP. Kufiri është vendosur,  pasi parashihej një deficit prej 30 milionë ero  gjatë tre viteve të fundit, ku UEFA tani do të duhet të rrisë këtë prag.

Juventus, Napoli, Atalanta, Inter dhe Roma janë të gjithë pjesëmarrëse në garat evropiane, ndërsa Milani ka pushuar këtë vit, duke e pranuar një dënim shkaku i FFP, duke mos luajtur këtë vit në garat evropiane.

Shumë federata të futbollit në të gjithë Evropën, kanë dhënë idetë e tyre se di të funksionojë  rregullimi financiar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori