LAJMI I FUNDIT:

UEFA e konfirmon, Kosova fiton tri pikë në tavolinë

UEFA e konfirmon, Kosova fiton tri pikë në tavolinë
????????????????????????????????????

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka fituar tri pikët e para në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2019.

Ashtu edhe siç pritej dhe ishte përfolur në mediat norvegjeze, Kosova pikët i ka fituar në tavolinë.

Shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, UEFA e ka njoftuar FFK-në me një shkresë se Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në mbledhjen e mbajtur më 20 korrik ka vendosur që ndeshjen Norvegji-Kosovë, ta regjistrojë me rezultat zyrtar 0:3, pasi kombëtarja norvegjeze në ndeshjen e zhvilluar më 12 qershor, të cilën e kishte fituar me rezultat 5:0, e kishte aktivizuar një lojtar që nuk kishte të drejtë loje.


Bëhet fjalë për futbollistin Kristoffer Ajer, i cili ishte i pezulluar për shkak të kartonëve, por që luajti gjatë tërë ndeshjes dhe realizoi një gol.

Pa dyshim se këto tri pikë do t’i japin motiv edhe më të madh djelmoshave tanë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e radhës që i zhvillojnë në muajin shtator kundër Norvegjisë (më 1 shtator, si vendas), përkatësisht Gjermanisë (më 5 shtator, si mysafirë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori