Roma ka fituar në udhëtim te Udinese me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Skuadra e Eusebio Di Francescos ka marr edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin italian, ndërsa fitorja ndaj Udineses i ka ngritur në pozitën e tretë.


Golat në këtë takim për Romën u shënuan nga Cengiz Under (70') dhe Diego Perotti (90+).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori belg, Radja Nainggolan, i cili u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e vendasve, Seko Fofana, i cili u vlerësua me notë 5.3.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami luajti në këtë ndeshje për 62 minuta dhe ishte njëri nga më të vlerësuarit e skuadrës me notë 6.8. /Telegrafi/ Udinese:

notat roma 2 e1518883572790 Bizzarri, Adnan dhe Samir u vlerësuan ma shumë se Behrami

Roma:

notat roma 3 e1518883589295

telegrafi sport app