LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimi administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, zgjidhje për problemin e kahmotshëm të invalidëve të luftës

Udhëzimi administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, zgjidhje për problemin e kahmotshëm të invalidëve të luftës
Foto: Arkiv

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta (ZÇKDL) e ka mirëpritur nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike.

Në mesin e qytetarëve që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky Udhëzim Administrativ janë edhe invalidët e luftës dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të cilët do të kompensohen plotësisht, pra 100 për qind të vlerës së faturës për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në vend.

“Ky Udhëzim Administrativ, gjithashtu ofron zgjidhje të qëndrueshme të një problemi të kahmotshëm të invalidëve të luftës, e që ka të bëjë me ndërrimin dhe pajisjen me proteza dhe orteza të gjymtyrëve”, thuhet në komunikatën për media.​


Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar të mërkurën Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

Në këtë Udhëzim Administrativ janë përditësuar dhe avancuar rregullat dhe procedurat nëpërmjet të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori