Historiani Jusuf Buxhovi, që ka qenë një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në dhjetor të 1989-ës, thotë se Kosova nuk mund të paramendohet pa një LDK të fuqishme. Por, ai dyshon se kuvendi i 14 marsit i kësaj partie, do të prodhojë shkëputjen nga mentalitetit i udhëheqësisë aktuale.
“LDK-ja ndodhet para sfidave ekzistenciale: të jetë në gjendje që ta tejkalojë këtë rrënim që e përjetoi më 14 shkurt (zgjedhjet e parakohshme parlamentare) apo do ta vazhdojë tatëpjetën e saj edhe më tutje”, tha Buxhovi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
“Prandaj unë nuk pres shumë edhe prej atyre që do ta drejtojnë LDK-në sepse do të jenë pjesë e mendësisë, një strukture që e ka sjellë LDK-në në këtë gjendje”, shtoi ai.
Kuvendi i 14 marsit – Katër burra në garë për kreun e LDK-së
Të dielën, më 14 mars, 355 delegatët e kuvendit të LDK-së mblidhen për të zgjedhur pasardhësin e Isa Mustafës, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Dy nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri e Anton Quni dhe anëtarët e kryesisë, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, kanë shpallur publikisht kandidaturat e tyre, por ata do të jenë zyrtarisht në garë, vetëm nëse marrin aprovimin e 178 anëtarëve të kuvendit. Statuti i LDK-së përcakton se kandidaturat për kryetar, duhet të marrin mbështetjen e 50 për qind, plus një, të delegatëve të kuvendit.
Në këtë kuvend, LDK-ja po shkon e përgjysmuar në vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 dhe pa anëtaren e kryesisë, Vjosa Osmanin, e cila u përjashtua nga funksionet në parti, për shkak të qëndrimeve kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimit të Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Osmani ka krijuar iniciativën e saj politike dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar së bashku me një listë me Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka rezultuar si kandidatja më e votuar në zgjedhje, duke fituar mbi 300 mijë vota.
Çfarë ofrojnë kandidatët?
Anton Quni, anëtar i kryesisë së LDK-së dhe ministër në detyrë i Mbrojtjes, ishte i pari që shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së. Quni, që njihet si ‘krahu ushtarak’ i LDK-së ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbahet mend për përplasjet e mëdha e të vazhdueshme më ish-drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Më 2016, ai kishte qenë kundër vendimit të partisë së tij për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit. Ai kishte bojkotuar seancën kur ndodhi votimi për zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.
Quni ka thënë se kandidimin për kreun e partisë po e bën për shkak të kërkesave ndaj tij dhe se është i bindur se do ta rikthejë elektoratin e humbur.
“Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehur mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në Lëvizjen Vetëvendosje, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar Quni.
Edhe kandidati tjetër, Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Gjilanit, ka thënë se do të rikthejë në parti, ata që u larguan, duke e përmendur edhe kthimin e Vjosa Osmanit.
“Besoj që ka ardhur koha të pajtohemi, të pajtohemi që të kthehen në LDK dhe të japin kontributin e tyre”, deklaroi Haziri gjatë një konference për media të mbajtur në Gjilan më 10 mars, ku dhe shpalli zyrtarisht kandidaturën për të marrë udhëheqjen e LDK-së.
Haziri, që është në strukturat e LDK-së që tri dekada, ka thënë se është e domosdoshme hapja e partisë.
“Do të angazhohem për një vlerësim të drejtë, reformë të bazuar në meritë, konkurrencë, vlerësim të rezultatit dhe hapje të domosdoshme për brezin evropian të LDK-së në vendimmarrje”, ka deklaruar Haziri.
E nga ‘Brezi i Republikës”, siç është quajtur brezi i ri në LDK, kandidaturën e ka shpallur Lumir Abdixhiku. Ai i është bashkuar LDK-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe po ashtu është pjesë e grupit që nuk është pajtuar me të gjitha vendimet e partisë, veçmas për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhe shkarkimin e Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së.
Abdixhiku ka thënë se kandidimi i është kërkuar nga mbështetësit e shumtë.
“Më 14 shkurt morëm rezultatin më të rëndë historik. Me vetëm 12.6 për qind e me vetëm 110 mijë vota, u renditëm në pragjet më të ulëta politike. Ishte ndëshkim nga njerëzit tanë, nga qytetarët e vendit tonë, nga të njëjtit që dikur na kishin dhënë besim. E rëndë është rënia, por më i pafalshëm do të mbetej mosreflektimi i thellë i yni në rrugëtimin tonë përpara. Ky rrugëtim kërkon ndryshim”, kishte shkruar Abdixhiku në facebook, ku edhe shpalli kandidaturën.
Befasia e kësaj gare është Besian Mustafa, anëtari i kryesisë dhe ministër në detyrë i Bujqësisë. Ai e shpalli kandidaturën, duke thënë se LDK-ja është në krizë të thellë, pasi e ka “humbur shkëlqimin dhe madhështinë e saj”.
“Do të sigurohem që LDK-ja do të ketë debat, diskutim dhe bashkëbisedim të hapur e të gjatë me secilin dashamir, votues e ish-votues dhe anëtarë e ish-anëtarë, ku së bashku do të ndërtojmë unitetin dhe komunikimin tonë të vazhdueshëm”, ka thënë Mustafa.
Cilat janë pritjet nga ky kuvend?
Historiani Jusuf Buxhovi, e cilëson kuvendin e 14 marsit “farsë”, pasi sipas tij, ky kuvend do të duhej të thërrasë në përgjegjësi “nomenklaturën e vjetër”.
“Nuk besoi që ky kuvend do të jetë kuvend i kthesave, për arsye se janë të njëjtat struktura, që nuk besoj se e kanë qëllimin që ta shpëtojnë partinë, por kanë hallin që fillimisht t’i ikin përgjegjësisë përmes një kuvendi të jashtëzakonshëm dhe po ashtu t’i lënë njerëzit e tyre, të cilët do ta vazhdojnë të njëjtin avaz. Këtu bëhet fjalë për grupe, klane të ndryshme, që punojnë për interesa personale jo partiake, të cilat për vite kanë dominuar skenën politike bashkë më faktorë të tjerë dhe i kanë krijuar rrethanat në të cilat gjendemi ne dhe natyrisht elektorati i ka ndëshkuar”, tha Buxhovi.
Ai thotë se zgjedhje serioze do të ishin nëse do të shkohej në zgjedhje të nëndegëve e degëve.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LDK-ja doli parti e tretë, me 12.73 për qind të votave, që është përgjysmim i votave në krahasim me votat e fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetorit 2019. Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 50.28 për qind të votave.
Por, Jusuf Buxhovi thotë se rezultati i zgjedhjeve të fundit nuk është rezultat i fuqisë reale për shkak të ndonjë koncepti të qartë të partisë fituese. Sipas tij, vota ishte ndëshkim për keqqeverisjen në vend, e ku LDK-ja, sipas tij, pagoi çmimin e merituar.
“Kjo sepse LDK-ja nuk arriti të performojë në përputhje me idealet dhe atë që i takon si parti historike, por përkundrazi, iu nënshtruar një mentaliteti se pushteti po shfrytëzohet për nevoja personal”, tha ai.
Buxhovi e sheh të domosdoshëm rikthimin e fuqishëm të kësaj partie, pasi e konsideron të rëndësishme kontributin e saj në konsolidimin e shtetësisë.
“Një skenë politike që nuk ka opozitë të fortë, çfarë do të ishte LDK-ja dhe PDK-ja në të ardhmen, ka rrezik që ta humbë balancën e brendshme dhe të kalojë në një totalitarizëm”, shtoi Buxhovi.
Në historinë e LDK-së, kjo është hera e parë që një kryetar jep dorëheqje. LDK-ja është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre kryetarë: Ibrahim Rugovën (bashkëthemelues i partisë), Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478399979_1163664558451415_8661739284314776893_n-e1739264847345-380x233.jpg)
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht