UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026, në të gjitha programet e studimit, në nivelet: Bachelor dhe Master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.


Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:PROGRAMET BACHELOR

Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:PROGRAMET MASTER

Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

-Prishtinë

-Lipjan

-Prizren

-Pejë

-Ferizaj

-Gjilan

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:-Erasmus+;

-CEEPUS;

-PoSIG, etj.

Gjuha e studimeve:-Gjuhë shqipe;

-Gjuhë angleze;

-Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:-Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;

-Sistem online dhe qasje në kompjuterë;

-Licenca falas për softuerë;

-Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;

-Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;

-Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;

-Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;

-Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.

-Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:-Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);

-Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;

-Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;

-Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, dhe në rrjetet tona sociale: FacebookInstagramTwitterLinkedIn dhe TikTok.