UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025, në të gjitha programet e studimit të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.
Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:
Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:
Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:
– Prishtinë
– Lipjan
– Prizren
– Pejë
– Ferizaj
– Gjilan
Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:
– Erasmus+
– CEEPUS
– PoSIG, etj
Gjuha e studimeve:
– Gjuhë shqipe
– Gjuhë angleze
– Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.
Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:
– Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime
– Sistem online dhe qasje në kompjuterë
– Licenca falas për softuerë
– Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare
– Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore
– Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë
– Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj
– Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK
– Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR
Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:
– Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet)
– Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar
– Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar
– Ekstrakti i lindjes
Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ndiqni linkun ubt-uni.net, ose ndiqni edhe në rrjetet sociale: