UBT organizoi ceremoni për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës – Përçohet mesazhi që të punohet për ngritjen e imazhit të vendit.
Më 17 shkurt bëhen 11 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe UBT e shënon këtë ditë si më të rëndësishmen në kalendarin e festave historike.
Për t’i dhënë madhështinë që e meriton, UBT për nder të kësaj feste shtetërore ka organizuar një ceremoni në të cilën morën pjesë studentë e profesorë të UBT-së, si dhe të ftuar nga universitete partnere.
Organizimi nisi me videon promovuese për Kosovën, e cila është përgatitur nga Media Group-i i UBT-së, ku u prezantua rrugëtimi i Kosovës deri tek pavarësia, si dhe kontributi i UBT-së për zhvillimin, promovimin dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës kudo në botë.
Nën emocionet e kësaj videoje, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi kujtoi rrugëtimin e Kosovës dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë që UBT e pati përgjatë gjithë këtyre viteve, me qëllim që Kosovës t’i krijonte imazh sa më pozitiv në botë.
“Motivimi për të cilin është themeluar UBT është ndikimi që një institucion akademik duhej dhënë për ndërtimin e shtetit tonë. UBT është nder dhe krenari për Kosovën. Ne kemi punuar me shpirt dhe me plot energji pozitive që imazhi i Kosovës të përmirësohet, e do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që shtetin tonë ta përfaqësojmë denjësisht dhe të rinjtë tanë të ndjehen me fat dhe krenarë që janë nga Kosova”, tha Hajrizi.
Ai përmendi edhe nivelin e lartë të kompetencave që të rinjtë kosovarë i kanë formuar përgjatë viteve të studimit në UBT, teksa përmendi edhe 189 studentë që janë bursistë vetëm gjatë vitit të kaluar akademik.
“UBT po krijon kuadrot më profesionale të vendit, dhe gjithsesi që në tërë këtë rrugëtim studentët tanë nuk kanë qenë dhe nuk janë të vetëm, kjo sepse ne u kemi kursyer familjeve kosovare rreth 1 milion e 400 mijë euro përmes ofrimit të bursave për fëmijët e tyre dhe për studentët e Kosovës”, tregoi ai.
Drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr Muhamet Ahmeti përmendi sakrificat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës për të jetësuar ëndrrën e çdo gjenerate, që është pavarësimi i vendit.
“Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për të arritur sot deri në këtë ditë, andaj gjithmonë është momenti që të kujtojmë qytetarët më të mirë të këtij vendi, të cilët kanë flijuar edhe veten e tyre për lirinë e vendit”, vlerësoi Ahmeti.
Për nder të po kësaj dite, në emër të UBT-së, rektori Hajrizi ndau edhe Çmimin “Excellence Leadership Award” për ekspertin e cilësisë, Andreas Dalluege, me qëllim që të nderohet kontributi dhe performanca e tij si lider në zhvillimin e cilësisë në edukim, biznes, teknologji dhe inovacion, duke veçuar ndihmën që po i jep UBT-së në këtë rrugëtim.
I nderuar për marrjen e këtij Çmimi, Dalluege potencoi se tash ndjehet edhe më i obliguar që të ndihmojë UBT-në dhe Kosovën në arritjen e shkallës më të lartë të cilësisë në të gjitha fushat.
UBT feston dhe organizon çdo vit ceremoni për nder të Pavarësisë së Kosovës, që shërben si një ditë reflektimi mbi të arriturat dhe kontributin e UBT-së në ngritjen e cilësisë akademike, sukseset e institucionit dhe të studentëve, anëtarësimin nëpër organizata të njohura ndërkombëtare, si dhe punën e bërë në përfaqësimin dhe ngritjen e imazhit të Kosovës në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri