UBT është ranguar sërish si më i miri në rajon në disa kategori të veçanta nga World University Rankings for Innovation (WURI 2024).
Në vendin e 5-të për kategorinë “Support for Global Resilience”, në vendin e 26-të për kategorinë “Generative AI Application” dhe në vendin e 29-të për kategorinë “Crisis Management”.
Kjo renditje ka bërë që UBT të jetë në mesin e 300 universiteteve më të mira në botë në kategorinë e përgjithshme, duke vazhduar të përfaqësojë nivelin e lartë të cilësisë dhe ndikimin e tij në nivel global.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se ky rezultat tregon për ngritjen e institucionit në nivel ndërkombëtar dhe botëror, por edhe e vendos Kosovën në hartën e universiteteve më prestigjioze në botë.
“UBT po dëshmon se ka filluar të pozicionohet në pjesën e krahasimit me institucionet e tjera nëpër botë dhe jemi shumë krenar që sot kemi rezultate shumë të mira në rangimet në disa kategori të WURI, duke e vendosur kështu Kosovën në hartën e universiteteve më prestigjioze në botë”, ka thënë Rektori Hajrizi.
UBT është renditur në vendin e 5-të për kategorinë “Support for Global Resilience”, e cila tregon angazhimin e institucionit në promovimin e qëndrueshmërisë globale dhe përkrahjen e iniciativave të projekteve dhe programeve që kontribuojnë në reziliencën globale. Në këtë kategori, UBT është vlerësuar për bashkimin me iniciativat globale të universiteteve për të kontribuar në zbutjen e ndikimit të luftës në Ukrainë.
Në këtë kontekst, UBT përmes Media Group ka ndihmuar në informimin e drejtë dhe të paanshëm, ka ndarë bursa për studentët ukrainas që dëshirojnë të studiojnë në UBT, ka mirëpritur në takim gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, si dhe ka mbajtur diskutime e panele të hapura për të adresuar këtë temë.
Vendin e 26-të, UBT e ka nxënë në kategorinë për “Generative AI Application”, përmes së cilës dëshmon se është institucioni lider për integrimin e teknologjisë gjeneruese AI dhe AVR.
UBT nxit inovacionin me laboratorët e AI-së dhe të Sigurisë Kibernetike, qendrat e shumta dhe një ekip profesionistësh të sigurisë kibernetike. AI gjeneruese përmirëson mësimin, administrimin dhe kërkimin, duke u fokusuar në ndërveprim dhe etikë.
Në mesin e universiteteve më prestigjioze në botë, UBT është ranguar në vendin e 29-të për kategorinë “Crisis Management”, për të cilën dëshmon se është përqendruar në politikat për rritjen e qëndrueshmërisë, energjinë e rinovueshme dhe efiçiencën, ndërtimin e gjelbër dhe të mençur, si dhe zhvillimin e përgjithshëm duke adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it

Si ndjehet një pushim familjar i vërtetë dhe i qetë? Kur gjithçka thjesht shkon për mrekulli

S’ka nevojë me shku më larg – 42 Tirana është afër teje dhe gati me t’kthy në profesionist/e

A mund të frenohen falimentimet e kompanive gjermane?

Raportohet për mbylljen e MCC, Hoti: Kosova ndër vendet që pëson më së shumti

Albi Mall nis kampanjën “Vikend për SHOPPING” – Zbritje deri në 30% dhe shumë shpërblime!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'