LAJMI I FUNDIT:

UBT mbetet institucioni më i pavarur akademik në Kosovë

UBT mbetet institucioni më i pavarur akademik në Kosovë

Në mbledhjen e fundit te Rektoratit te UBT-së, në prag të përgatitjeve të fundit për fillimin e vitit të ri akademik, bazuar në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, u konstatua se edhe këtë vit të gjitha lëndët mësimore në UBT mund dhe do të mbulohen nga stafi i vet i rregullt akademik.

Kjo tregon se UBT mbetet ende institucioni më i pavarur akademik në Kosovë. Me mbi 1000 staf të rregullt, prej tyre rreth 400 doktorë shkence të fushave të ndryshme, UBT plotëson tërë nevojën me mësimdhënës për të gjitha fushat e veta dhe tërë vëllimin akademik.

Kjo gjendje nuk është e rastësishme, por  vjen si rezultat i strategjisë dhe punës së vazhdueshme të UBT-së që nga fillimi i ekzistimit në ngritjen dhe zhvillimin e kuadrove akademike në Kosovë konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar në këtë drejtim me qindra universitete prestigjioze ne botë.

Kjo ka bërë që UBT të jetë lider në raportin e numrit të stafit të rregullt dhe të studentëve.

Duke u bazuar në këtë indikator por edhe në komponentët tjera të cilësisë, UBT ka marrë çmime dhe rangime të ndryshme të larta ndërkombëtare. Në mesin e tyre është radhitur edhe nga EFQM, në 9 institucionet më të vlerësuara për cilësi dhe ekselencë në botë.

UBT me stafin e tyre tanimë kanë krijuar një ekosistem inovativ me çka e ka ngritur arsimin e lartë në Kosovë në nivele të larta në botë.

Përpos zhvillimit te stafit akademik për nevojat e veta, UBT ka ndihmuar dhe zhvilluar edhe staf akademik (studime te doktoratës, trajnime, e certifikime) për shumicën e institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
Kalo në kategori