U zemërua kur iu kërkua të vishte një maskë, milioneri në Kinë vendosi të tërheq të gjitha kursimet nga banka

Një milioner urdhëroi stafin e bankës të tërhiqte të gjitha kursimet e tij të jetës pasi një roje sigurie iu kërkua të mbante një maskë në Kinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet u postuan në internet ku stafi i jepte milionerit të mërzitur maksimumin e lejuar në ditë, që është 5 milionë juanë, ekuivalent me 670 mijë euro.
Milioneri, i cili quhet ‘Sunwear’ në rrjetin social Weibo, ka ndërmarrë veprime drastike pasi thuhet se ishte i neveritur nga trajtimi që iu bë në Bankën e Shangait në rrugën Hongmei në Shangai.
Sunwear thotë se ai ka në plan të vazhdojë të kthehet në bankë çdo ditë derisa të gjitha kursimet e jetës së tij të jenë tërhequr.
Kështu, sipas Mirror, stafi duhej të numëronte me dorë shumën e madhe në ditën e parë që milioneri vendosi të tërhiqte paratë e tij dhe ata do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë çdo ditë derisa të tërhiqen të gjitha fondet e tij.
Në postimin e tij, milioneri, emri i vërtetë i të cilit nuk raportohet, shprehu shqetësimin e tij për shërbimin e bankës, megjithëse ai nuk përshkroi nga ana e tij se çfarë nënkuptonte kjo.
Sidoqoftë, banka këmbënguli se ishte thjesht një moment kur një roje sigurie i kërkoi të mbante një maskë.
Burri i pasur akuzoi stafin e bankës se kishte “qëndrimin më të keq të shërbimit” në trajtimin e tij, edhe pse ai mburret se ka dhjetëra miliona në llogari, duke shtuar: “Për shkak të këtij qëndrimi, unë vetëm mund t’i tërheq të gjitha paratë dhe t’i vendos në banka të tjera”.
Imazhet e milionerit duke ngarkuar kartëmonedha në kuti dhe duke i çuar në makinën e tij luksoze janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale kineze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët