U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Rayyan Alwan, një 24-vjeçare palestineze, u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, në banesën që ajo kishte marrë me qira në Tiranë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa së fundmi janë zbuluar disa komunikime të viktimës para se babai i saj t’i jepte fund jetës së saj.
Sipas burimeve, personi i fundit që ka komunikuar me Rayyanin ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin ajo e kishte njohur në Gjermani.
Ai punonte në një supermarket në Gjermani, pranë restorantit ku punonte Rayyan.
Komunikimet e fundit ndërmjet tyre janë një pjesë e hetimeve që po realizohen për të kuptuar më mirë dinamikat që çuan në këtë krim të rëndë, raporton tch.
Bisedat e zbardhura 18 shkurt 2024 ora 18:41I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.Ora: 19:03Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.19 shkurt 2024 Ora: 09:17I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.Ora: 09:34Thirrje e humburOra: 09:34Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.Ora: 09:35Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.Ora: 09:46I dashuri: Diçka si, çfarë?









































