Sting (kanga Mad About You prej albumit The Soul Cages, 1991)
Përkthimi: Agron Shala
Veç nji hap larg Jerusalemit
Eca ma shumë se q’u dashtë nëpër dritë t’Hanës
Edhe pse nji milion yje shndritshin
Zemra jem hupi në nji planet t’largët
Qi sillet rreth Hanës s’përgjakshme
Qi i shkon rrotull harkut t’dhimbjes
I humbun jam pa ty
I humbun jam pa ty
Edhe pse krejt mbretnitë e mia pluhun janë bâ
E n’det kanë ra
U tranova mas teje
U tranova mas teje
E prej luginave t’errta t’largta
E kam ngue kangën e moçme t’vajtimit
Ama n’çdo hap për ty kam mendue
N’çdo hap veç për ty
E çdo yll sall nji kokërr zalli
Si mbetje e nji oqeani t’shterrun
Kallxom, edhe sa?
Edhe sa?
Po thojnë se qyteti shtrihet n’shkretinë
Si çmendia e nji mbreti t’lashtë
Ama qyteti shtrihet n’copa t’thyeme
Aty ku era lishon britmën e coftinari knon’
K’to janë veprat e njerzisë
Kjo âsht puna e lakmive tona
Qi jetën burg ma bân
Nëse gruaja e tjetrit ti ishe bâ
Me çdo burg n’pluhun t’shpërbamë
Armiqtë e mi ecin t’lirë
U tranova mas teje
U tranova mas teje
Edhe kurrë n’jetën teme
Ma i vetmuem se tash nuk jam ndie
Edhe pse mbi t’tjerët veten e shoh
Prapë kjo kurgjo për mue nuk thotë
Se fitore s’ka
N’krejt historitë tona, nëse s’ka dashni
Veç nji hap larg Jerusalemit
Nji mijë hapa t’shkretë i kalova nëpër dritë t’Hanës
Edhe pse nji milion yje shndritshin
Zemra jem hupi në nji planet t’largët
Ajo sillje rreth Hanës s’përgjakshme
Qi i shkon rrotull harkut t’dhembjes
I humbun jam pa ty
I humbun jam pa ty
Edhe pse ti i mban çelësat e gërmadhave
Të sejcilit send qi e shoh
Bashkë me çdo burg qi n’pluhun shpërbahet
Armiqtë e mi ecin t’lirë
Edhe pse krejt mbretnitë e mia pluhun janë bâ
E n’det kanë ra
U tranova mas teje
U tranova mas teje
______________
Lexo po ashtu:
● RUSËT
● BRISHTËSIA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!

Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit