Prezantuesja Lotina Haziri ka reaguar publikisht ndaj spekulimeve të fundit që sugjeronin se ajo mund të ishte në pritje të ëmbël.
Në një postim në InstaStory, ajo ka mohuar kategorikisht thashethemet, duke i quajtur ato “clickbait” dhe duke kërkuar që emri i saj të mos përdoret për tërheqje vëmendjeje.
“I kam shtuar pesë kilogramë. Jo shtatzënë. Ndaloni së përfituar klikime nga unë” – ka shkruar Lotina në rrjetin social Instagram, duke bërë të qartë se ndryshimet në pamjen e saj nuk kanë asnjë lidhje me një shtatzëni.
Në një reagim të dytë, ajo ka ironizuar mediat dhe faqet rozë që kanë përhapur këtë lajm të rremë, duke shkruar: “Mos m’perdorni per view-sa (klikime)”.
Lotina Haziri është në një lidhje me reperin e njohur Mozzik, dhe spekulimet për një shtatzëni të mundshme kanë qarkulluar në mediat rozë prej disa kohësh.
Reagimi i saj i drejtpërdrejtë duket se synon të shuajë këto zëra dhe të vërë në dukje shqetësimin e saj për mënyrën se si përflitet emri i saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/