LAJMI I FUNDIT:

U tha se duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme në arsim, Qehaja nuk e sheh si të domosdoshme

U tha se duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme në arsim, Qehaja nuk e sheh si të domosdoshme

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kosovë duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në sektorin e arsimit.

Sipas tij, gjendja në arsim është më e vështirë se sa gjendja e të punësuarve në institucionet e arsimore.

Por një gjë të tillë nuk po e konsideron si të domosdoshme e aq më pak tash kur jemi në situatë me pandeminë, drejtuesi i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja.


Qehaja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk sjell menaxhim më të mirë të saj.

Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim
Lexo po ashtu Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshëm gjatë pandemisë nuk është që në sjell menaxhim më të mirë të saj, dhe lëre më për arsimin, është investimi në struktura të llogaridhënies dhe përgjegjësisë ai ndryshimi i vërtet që i nevojitet sistemit”, u shpreh Qehaja.

Ai theksoi se reformat në arsim kanë nevojë për një përkrahje të fuqishme politike dhe ndër partiake.

“Një konsensus nacional është i domosdoshëm që rrugëtimi për një arsim më cilësorë të mos jetë subjekt i inateve politike por përkushtim i të gjithëve për një arsim më të mirë. Neve kemi një plan të mirë strategjik për vitet në vijim – mjafton mirë zbatimi i të njëjtit dhe plot probleme në sektor do të gjenin zgjidhje”, tha Qehaja.

Ndryshe, të premten shkollat në Kosovë nuk kanë punuar, pasi punëtorët arsimorë kanë protestuar me kërkesë për miratimin e Ligjit të Pagave.

SBASHK-u thotë se ndien keqardhje për gjendjen e krijuar e cila është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete e kulturë, por edhe në sektorët tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori