U shfaq në autostradë me armë në dorë, vrau një polic izraelit dhe pesë tjerë plagosi – vullnetari i autoambulancës neutralizoi sulmuesin

Një polic izraelit është vrarë dhe pesë persona janë plagosur, kur një terrorist hapi zjarr në autostradën 4 në veri të qytetit bregdetar Ashdod.
Policia që u plagos rëndë në sulm, ka ndërruar jetë në spital, ka njoftuar policia izraelite, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër nga spitali kanë bërë të ditur se po trajtojnë rastet e personave tjerë të plagosur, si dhe të atyre që u janë futur në trup copëza të xhamave të veturave.
Sipas raportit fillestar, policia tha se terroristi i është afruar rrugës, duke shtënë mbi policin dhe duke plagosur pesë tjerë para se të qëllohej ai vetë nga vullnetarët e një autoambulance që rastisi të jetë në vendin e ngjarjes.
“Po vozitja kur pashë një person me armë duke qëndruar në rrugë. Në fillim mendova se ishte polic, por më pas ai shtiu mbi mua. E anashkalova dhe menjëherë dola nga vetura – nxora armën dhe e qëllova”, tha vullnetari. /Telegrafi/
🛑| JUST IN: Shooting operation in the port city of Isdud (Ashdod). An israeli officer was killed and 5 others were injured. pic.twitter.com/dWXupnQmXC
— Arya - آریا (@AryJeay) October 15, 2024

































