Në media sot ka qarkulluar një dokument, që thuhet se është deklarata e zëvendësministrit aktual të Mjedisit, Hysen Durimishi në vitin 1998 para Policisë së Serbisë në Ferizaj lidhur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë deklaratë që raportohet nga disa media se është e Durmishit jepen të dhëna lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Suharekë.
Dokumenti është në gjuhën serbe, e i përkthyer nga mediat, ndërkaq një dokument të tillë në Facebook e ka postuar edhe deputeti Haki Abazi.
Pas publikimit të kësaj deklarate, ka reaguar sot ashpër zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili thotë se nuk shantazhohet dot nga UDB dhe bashkëpunëtorët e tyre, ndërsa thotë se dokumenti është i falsifikuar.
Lexoni të plotë deklaratën e Durmishit, pa ndërhyrje:
Nuk shantazhohem dot nga UDB dhe bashkëpunëtorët e tyre
Aktivitetin tim politik e në shërbim të atdheut e kam filluar para plot 36 vjetëve. Isha 16 vjeçar në atë kohë. Si 17 vjeçar u përjashtova nga shkolla dhe m’u ndalua shkollimi në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe për shkak të organizimit të demonstratave të marsit të vitit 1989. Që nga ajo kohë e deri më sot nuk jam ndalur kurrë.
Dhe sot me bindje të thellë e theksoj që jam krenar për gjithçka kam bërë gjatë veprimtarisë sime. As edhe një gjë më të voglën nuk e kisha ndryshuar nga veprimet e mia deri më sot. Si nxënës isha në ballë të demonstratave dhe organizator i tyre, si student isha në ballë të demonstratave dhe organizator i tyre duke qenë kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Duke qenë student rashë në kontakt me ushtarë të UÇK-së së pari në zonën e Drenicës dhe përfundimisht u rreshtova si ushtar i UÇK-së me 26 qershor të vitit 1998 në batalionin e dytë të Budakovës nën komandën e komandantit Sadik Halitjaha.
Kam qenë një ushtar që kam kryer detyra dhe respektuar urdhrat ushtarak me përpikëri dhe për këtë mund të deklarohen të gjithë ata që kanë qenë me mua në atë kohë. Jam arrestuar më 18 shtator të vitit 1998 bashkë me një shok timin të plagosur dhe kam kaluar nëpër burgjet në Kosovë e Serbi deri më 19 shtator të vitit 2000.
Jam arrestuar në hyrje të Ferizajt në një pritë të organizuar. Ishim nisur për në Prishtinë me detyrë përmes një vendimi të lëshuar nga komandanti im Sadik Halitjaha. Atë vendim e kam pasur me vete kur jam arrestuar dhe për të mos rënë në dorë të policisë e kam gëlltitur.
Për kohën e qëndrimit në burg gjithashtu i ftoj që të deklarohen të gjithë ata që kanë qenë me mua në burg. Që nga viti 2002 jam angazhuar për konceptimin, ideimin, organizimin dhe themelimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku jam edhe sot. Për të gjithë këtë veprimtari e kontribut timin jam i lumtur dhe shumë krenar.
Për shkak të pozicionit tim politik ka një kohë që organizohen sulme të pareshtura ndaj meje në format më të ulëta të mundshme. E kuptoj sepse e di që jam pengesë për grupe të organizuara të krimit e korrupsionit, dhe lufta e pakompromis e imja është pengesë për ta.
Që ata mund të bien deri në këtë nivel sa të shërbehen me dokumente të falsifikuara në bashkëpunim me UDB-në, nuk do më shkonte mendja. Ky dokument që është publikuar po qarkullon nga dora në dorë qe një kohë. Për këtë jam njoftuar nga një gazetar para më shumë se një viti.
Nuk e kam marr seriozisht sepse është dokument i falsifikuar. Ajo nuk është deklaratë e imja dhe as nuk është e nënshkruar nga unë. Aty shihen dy nënshkrime, njëri është me shkronja të mëdha e tjetri me të vogla dhe emri është Hisen e jo Hysen.
Këtë dokument unë e kam parë për herë të parë para një viti dhe asnjëherë më përpara. Dhe më e rëndësishmja ky dokument nuk ka qenë asnjëherë pjesë e aktakuzës apo aktgjykimit tim.
Aty në dokument përmenden emra të vërtetë që kanë qenë në atë kohë me mua në luftë, por ka edhe emra që unë nuk i njoh fare. Kjo tregon që ky dokument është bërë më vonë duke paraqitur të vërteta të asaj kohe por edhe duke shtuar gjëra të pavërteta, që dikush kur e sheh një gjë të vërtetë ta besoj mandej krejt dokumentin.
Po të ishte i vërtetë ky dokument do të pësonte ndonjëri nga ata emra që përmenden në atë dokument. Asnjëri nga ata emra nuk është arrestuar. Dhe mos harroni një gjë që Serbia ka pasur shumë informata për neve në atë kohë sepse ne nuk kemi qenë organizatë ilegale, nuk kemi vepruar me maska dhe njerëzit na kanë njohur sepse na kanë parë nëpër pika të kontrollit e istikame.
Bashkëpunëtor të Serbisë ka pasur gjithandej dhe ata nuk kanë pasur nevojë që nga unë t’i marrin këto informata.
Një sqarim për të gjithë qytetarët e këtë që do e them e kuptojnë më së miri bashkëvuajtësit e mi nëpër burgjet e Serbisë.
Atë ditë, pra me datë 19 shtator të vitit 1998, unë kam qenë i torturuar në mënyrë çnjerëzore. 7 herë më kanë futur në rrymë dhe disa herë kam qenë i alivanosur. Unë as nuk kam qenë në gjendje që të nënshkruaj ndonjë dokument.
Unë dhe shokët e mi pasojat e burgut i vuajmë edhe sot. Përveç tjerash unë sot me veshin e majtë dëgjoj vetëm 40%. Unë vetëm një frikë e kisha atë ditë. Nuk mendoja fare për vete. Frikësohesha që po zbulohet shoku im i plagosur se kush ishte. Ai ishte ushtar i njësisë “Shqiponjat e zeza” i plagosur dy herë në luftë.
Ai nuk u zbulua atë ditë dhe as më vonë. Unë ndihem i lumtur që ai ka dalë nga burgu bashkë me mua dhe sot jeton në Kosovë. Krejt burgun e ka kaluar me emër tjetër dhe për këtë një kontribut të vogël e kam edhe unë. Këtë rast e dinë të gjithë të burgosurit politik të asaj periudhe.
Sulmet ndaj meje për pjesën më të ndritur të historisë time, pra për luftën dhe burgun nuk ju ecin. Kot e keni ju dhe UDB me bashkëpunëtorët e saj.
Shteti i Serbisë më ndjek edhe sot e kësaj dite. 12 orë jam ndaluar në aeroportin e Stambollit para dy viteve, bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e mi, për shkak të listave të Serbisë për ushtarët e UÇK-së. Prej Serbisë nuk pres asgjë të mirë asnjëherë, por nuk do të doja që këtë sulm ndaj meje ta bëjnë ata që flasin shqip. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij