Alen Halilovic që në të kaluarën ishte përshkruar si ‘Lionel Messi i ri’, ka nënshkruar me Birmingham Cityn.
Kroati ishte larguar si lojtar i lirë nga Milani, pasi kontrata ishte ndërprerë me bashkëpunim të dyanshëm.
Sipas asaj që raporton BBC Sport, 24-vjeçari ka përfunduar testet mjekësore me sukses te klubi nga Championshipi.
— Birmingham City FC (@BCFC) November 23, 2020
Ky kalim i Halilovic te Birmingham City natyrisht se ka befasuar të gjithë, ndërsa është evidente se talenti i tij është në zhdukje e sipër.
Ishte menduar se me kalimin te Milani, forma e tij do të ringjallej, mirëpo kroati luante vetëm te grupmoshat e Rossonerëve.
Birmingham City e bëri prezantimin e Halilovicit në mënyrë të veçantë, derisa lojtari do të tentojë që të rikthehet në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/
We'll let Big Al confirm this one! 😅 pic.twitter.com/GiapHpJjsw
— Birmingham City FC (@BCFC) November 23, 2020