Shkencëtarët kanë zbuluar që kanakarët marrin tiparet e pronarëve
Ekspertët e Universitetit në Michigan dëshironin të hulumtonin se cilat tipare mund t’i mësojë qeni nga pronari i tyre.
Është zbuluar që qentë e njerëzve ekstrovertë të cilët janë komunikues, të hapur dhe krijojnë lehtë njohje të reja, do të bëhen gjithashtu të dashur dhe të këndshëm ndaj qenve të tjerë, por edhe ndaj njerëzve.
Qentë e njerëzve introvertë, domethënë personave më të mbyllur, edhe pse janë adoptuar si këlyshë të hareshëm dhe të lumtur, do të bëhen më pak të shoqërueshëm, transmeton Telegrafi.
Kjo është e mundshme madje edhe te racat të cilat janë të njohura për qetësinë dhe dashamirësinë e tyre.
Qentë që jetojnë me njerëzit janë goxha të njëshëm ndaj aksioneve dhe ndjenjave njerëzore. Ndonjëherë thuhet që dinë të “lexojnë” se si ndihet pronari, por madje mund edhe t’i kopjojnë zakonet, sjelljet dhe karakterin e pronarëve.
Kështu mund të ndodhë që këlyshi i cili është në shoqërinë tuaj ka vrapuar gjysmën e oborrit, për një minutë është bërë dembel.
Në karakterin e qenit, më së shumti ndikojnë njerëzit të cilët i dresojnë derisa janë këlyshë.
Shkencëtarët austriakë kanë zbuluar që qeni mund të shfaqë emocione negative dhe ankth pronarit, por që ai njësoj mund të ndikojë fuqishëm edhe në emocionet dhe qëndrimet e njerëzve.
Qentë miqësorë dhe të përkëdhelur mund të rrisin disponimin e njerëzve të trishtuar dhe t’i relaksojnë ata.
Në këtë hulumtim, pronarët fillimisht u pyetën, për të përcaktuar nëse ata posedojnë ndonjë nga këto pesë tipare: neuroticizëm, ekstroversion, hapje ndaj përvojave të reja, pajtueshmëri dhe ndërgjegje. Personaliteti i qenve u testua gjithashtu duke përdorur forma të standardizuara dhe qindra qen morën pjesë në studim, i cili përfshinte matje të rrahjeve të zemrës dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve, bazuar në ekzaminimin e një kampioni pështyme, i cili tregon nivelin e kortizolit, hormonit të stresit në trup.
Dr. Iris Schoeberl nga Universiteti i Vjenës, e cila udhëhoqi studimin e lartpërmendur, tha se pronarët dhe qentë ndikojnë në njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për reagimin ndaj emocioneve ose situatave të caktuara. Megjithatë, ndikimi i njeriut tek qeni është më i madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës