Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, këmbëngul se sulmuesi Lautaro Martinez nuk është në shitje.
Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me Real Madridin kohëve të fundit, pasi Los Blancos po kërkojnë pasues për Karim Benzeman, i cili pritet të largohet.
Por, Zanetti ka mohuar një largim të Lautaros, i cili është i lumtur te Nerazzurrët dhe është treguar lojtari kryesor i skuadrës këtë sezon.
“Nuk jam i shqetësuar sepse shoh se çfarë përfaqëson. Jam shumë i qetë pasi Lautaro është vërtet i lumtur këtu në Inter”, ka thënë fillimisht Zanetti për TyCSports.
“Ne nuk kemi dëgjuar asgjë për idenë ose thashethemet se Real Madridi është i interesuar për të”.
“Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ai mbart respekt brenda dhe jashtë fushës”, përfundoi legjenda e Interit. /Telegrafi/