LAJMI I FUNDIT:

U lëndua ndaj Dortmundit, Guardiola tregon se a do të paraqitet Haaland ndaj Leicesterit

U lëndua ndaj Dortmundit, Guardiola tregon se a do të paraqitet Haaland ndaj Leicesterit

Pep Guardiola ka thënë se ai ende nuk e di nëse Erling Haaland do të jetë i aftë për udhëtimin e së shtunës në Ligën Premier kundër Leicesterit.

Norevegjezi, i cili ka shënuar 22 gola në 17 paraqitje për City këtë sezon, u largua në pjesën e parë në barazimin 0-0 të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, me trajnerin spanjoll që tha se kishte një goditje dhe gjithashtu ishte ndjerë i sëmurë.

I pyetur për disponueshmërinë e tij këtë fundjavë, Guardiola tha në konferencën për shtyp të së premtes: “Ai ndihet më mirë, por ne jemi duke stërvitur brenda disa orësh dhe do ta vlerësojmë”.


Nëse Haaland nuk është në gjendje të luajë, Guardiola tha se Julian Alvarez do të ishte alternativa e natyrshme për të filluar.

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar katër gola në ngjyrat e Cityt – vetëm një në Ligën Premier – por duhet të kalojë kohën e tij, me ndeshjen në Dortmund të martën vetëm në fillimin e tij të katërt.

“Nëse Haaland nuk luan, atëherë Alvarez është alternativa e parë e natyrshme për ta zëvendësuar atë. Nuk e gjykoj Julianin për sa gola ka shënuar”, ka deklaruar Guardiola.

“Luaj 90 minuta çdo ndeshje dhe ai do të shënojë gola. Ndoshta jo si Erling, por ai do të shënojë gola”.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori