LAJMI I FUNDIT:

U kërkoi lojtarëve ulje pagash e më pas i bleu të dashurës Bentley – futbollistët e Bournemouthit acarohen me shefin e tyre

U kërkoi lojtarëve ulje pagash e më pas i bleu të dashurës Bentley – futbollistët e Bournemouthit acarohen me shefin e tyre

Lojtarët e Bournemouthi nuk po kalojnë aspak kohë të mira në klub, shkaku i një çmendurie të ndodhur së fundmi.

Pas shpërthimit të coronavirusit në tërë botën, si në klube e tjera ashtu edhe te klubi anglez, lojtarëve u kërkuar që të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre.

Por, lojtarët e Bournemouthit kanë arsye që të zemërohen me administratorin e klubit, që i ka blerë të dashurës së tij një Bentley.


Neill Black, duket se ka harruar çfarë ka kërkuar nga lojtarët e tij, dhe ka shkuar t’i blejë të dashurës së tij, Alesia makinën luksoze.

Alesia zbuloi dhuratën e bashkëshortit të saj për Krishtlindje, një makinë luksoze Bentley, e cila ka kushtuar 140 mijë paund.

Dhe në dhomat e zhveshjes së Bournemouth, që së fundmi ka shkurtuar edhe rrogat në këtë kohë krize pandemie, kjo nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët.

Fotoja e Bentleyt me një targë të personalizuar për modelen ruse u bë objekt bisede në dhomën e zhveshjes së skuadrës këtë fundjavë.

Në prill, kur Bournemouth-i luante ende në Ligës Premier, ish-trajneri Eddie Howe, ishte ndër të parët që vendosi të shkurtojë rrogën e tij pas shpërthimit të pandemisë, ndjekur më pas nga lojtarët. Ndërsa klubi vendosi të nxjerrë nga skema e sigurimeve edhe disa punonjës në të gjithë sektorët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Kalo në kategori