LAJMI I FUNDIT:

U hap ekspozita e piktorit Haki Xhakli në Berlin

U hap ekspozita e piktorit Haki Xhakli në Berlin

Në galerinë e Ambasadës së Kosovës në Berlin dje u hap ekspozita personale e piktorit Haki Xhakli me titullin “E kaluara dhe e tashmja”.

Ekspozita përmban 18 piktura me vlera unike, që paraqesin cikle të ndryshme të periudhave para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Fjalën e rastit në hapje, përveç autorit Xhakli e morën edhe zv Ambasadori Astrit Zemaj dhe Shota Bukoshi, këshilltare në Ambasadën e Kosovës, e cila është përgjegjëse për kulturë.


“Cikli i pikturave Apokalispa ka një rëndësi të veçantë sepse është bërë në një kohë kur ishin momentet më të vështira të popullit tonë gjatë luftës në vitin 1999, dhe pasqyron realitetin e asaj kohe”.

“Kthehem për të ekspozuar në Berlin pas 17 viteve gjithmonë duke e çmuar kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman për çështjen e Kosovës e veçanërisht në ndihmën e zhvillimit të kulturës. Para 17 viteve, më 1999 ekspozita personale në qytetin Unna prezantoi një art Kosove para publikut gjerman”, ka thëne Xhakli.

Autori, pikturës i qaset me bindjen se përmes saj, si përmes pasqyrës mund të projektohet bota shpirtërore e njeriut si ankthet, shqetësimet dhe solemniteti i tij shpirtëror.

Nëpërmjet gërshetimit te simboleve te shumta, artisti Xhakli e fuqizon pikturën e tij, duke e ngritur atë në një shkallë të lartë të semiotikes universale, e cila në atë shkallë merr një mesazh polisemik, i cili pastaj gjen mënyra të ndryshme të komunikoj me publikun.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë tre muaj.

p2