Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja në zonën e Ersekës, Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake viktima është identifikuar si Agron Avdyli, i cili ndodhej në kullota për të nxjerrë bagëtitë.


Në momentin e ngjarjes, ai ishte i shoqëruar nga persona të tjerë, të cilët sipas raportimeve, kanë qenë dëshmitarë të goditjes fatale dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

ABC News Albania bën të ditur se policia ka konfirmuar vdekjen e 65-vjeçarit dhe se forcat policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer veprimet hetimore.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e ngjarjes.