LAJMI I FUNDIT:

U fut me veturë në qendrën tregtare dhe shtypi të pranishmit, lëndohen pesë persona – policia qëllon për vdekje të dyshuarin në Teksas

U fut me veturë në qendrën tregtare dhe shtypi të pranishmit, lëndohen pesë persona – policia qëllon për vdekje të dyshuarin në Teksas

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se një burrë që u fut me veturë në një qendër tregtare në Teksas dhe lëndoi disa persona, është qëlluar për vdekje nga policia.

Burri shtypi qytetarët në qendrën tregtare Killeen në Killen, duke thyer dyert e lokale dhe duke vazhduar vozitjen për 100 metra – ku si pasojë mbetën të lënduar pesë persona, ka njoftuar rreshteri Bryan Washko gjatë të shtunës mbrëma, transmeton Telegrafi.

Policia kishte hapur zjarr mbi të duke e qëlluar për vdekje të dyshuarin. Washko tha se i dyshuari nuk përbën më rrezik për komunitetin dhe se policia në Teksas po heton rastin.


Katër persona u transportuan në spitalet më të afërta për trajtim, duke shtuar se një tjetër person shkoi vetëm në spital pasi pësoi lëndime më të lehta.

Për të vdekur të tjerë nuk raportohet përveç të dyshuarit. Washko theksoi se të lënduarit janë nga mosha 6 deri në 75-vjeç.

Pamje nga vendi i ngjarjes shfaqin pasojat e këtij incidenti në qendrën tregtare.

Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë i bënë thirrje qytetarëve të shmangin atë zonë derisa të përcaktojnë ekspertët motivin e incidentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori