Kur Lamborghini e festoi përvjetorin e saj të 50-të në vitin 2013, ajo e prezantoi Egoista-n, një model me një ulëse i bazuar në Gallardo, të cilën marka italiane nuk e kishte nxjerrë asnjëherë për shitje.

Tani në vitin 2023, ditëlindja e 60-të festohet me një tjetër veturë speciale të bazuar në Huracan, zëvendësuesin e Gallardo-s.

Dhe jo çfarëdo Huracan-i, por tek modeli aventuresk Sterrato, i cili gjithashtu është shndërruar në një veturë të veçantë, shkruan Motor 1, përcjell Telegrafi.

Zhvilluar nga departamenti Ad Personam i Lamborghini-t i cili është në krye të krijimit të veturave të personalizuara, super-vetura Sterrato Opera Unica unike me motor V10 ka një bojë të veçantë të inspiruar nga ngjyra e deteve dhe qiellit të Sardenjës.

Vetura ka bojë me 3 tone të ndryshme të lyera me dorë e krijuar për të imituar efektin e kristalit të ujit të ngrirë.

Shtresa e parë e bojës e aplikuar nga Lamborghini ishte një Blu Amnis përpara se Blu Grifo të “skalitej” me dorë, i pasuar nga Blu Fedra gjatë një procesi të punës që mori mbi 370 orë për t’u kompletuar. /Telegrafi/

foto   lamborghini huracan sterrato opera unica