Ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT-së Jani Rustemi, 27-vjeçari i cili shfaqi problem shëndetësore në burg pasi ishte arrestuar nga policia për vjedhje.

Pas arrestimit, 27-vjeçari Jani Rustemaj në mënyrë të papritur ka rënë në koma, ku dyshohet se ka konsumuar një sasi metadoni.


Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është njoftuar shërbimi i emergjencës. Pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar. Ky moment pritet të hetohet nëse të riut i është dhënë mbidozë metadoni, që mund t’i ketë sjellë gjendjen e rëndë.

Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të “Arrestit me burg”. Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore u transportua në spitalin “Nënë Tereza”.