LAJMI I FUNDIT:

Tusk: Zgjerimi i BE-së është prioritet

Tusk: Zgjerimi i BE-së është prioritet

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se politikat për zgjerimin e BE-së janë prioritet, jo vetëm për Malin e Zi por për të gjithë rajonin. Ai këtë e tha gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi vlerësoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është integrimet euroatlantike.

Ai shtoi se Ballkani Perëndimor nuk është i privilegjuar që të ketë zgjidhje tjetër, duke pasur parasysh trashëgiminë kulturore, i cili theksoi se midis perspektivës evropiane dhe euroatlantike të rajonit dhe stabilitetit të saj ka një shenjë të barazisë.


Gjkanoviq e përshëndeti marrëveshjen e arritur në mes Athinës dhe Shkupit dhe theksoi rëndësinë e vullnetit politik dhe përfitimeve të të gjithë palëve në procesin e zgjidhjes së çështjeve kaq të rënda, dhe sipas atij, kjo mund të nxitë edhe rregullimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit./Telegrafi/